“Uaaa, s’është Donaldi”, Trixa trembet kur vë re ndryshimet, ikën me vrap nga Romeo

0

Loja e organizuar nga produksioni i “Big Brother VIP” për të zëvendësuar aktorin Donald Veshaj me binjakun e tij, Romeo ka mbaruar shumë shpejt. Ishte moderatorja Einxhel Shkira ajo që reagoi e para dhe kërkoi që të shihte tatuazhet e Romeos për të dalluar nëse ai që ishte përballë ishte me të vërtetë Donaldi siç pretendonte.

“Ky s’është Donaldi, s’është Donaldi…hiqe bluzën të shikoj, largo pantallonat, të shoh tatuazhin,”- tha Shkira.

Në këtë moment reagoi dhe Beatrix Ramosaj.

“Ua nuk është Donaldi, nuk është ai, uaaa,”- tha ajo dhe u largua me vrap. E trembur dhe e panikur, Beatrix Ramosaj shkoi të pinte ujë, pasi ishte gjendur papritur përpara kësaj situate. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu