“Udhëheqësi i paaftë ka vendosur SHBA në rrezik”/ Trump: Po zvarritemi drejt Luftës së Tretë Botërore

0

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e shpërthimit të një lufte të tretë botërore nën udhëheqjen aktuale në Washington. Gjithashtu Trupm tha se zgjidhet ai president do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Duke folur në një takim zgjedhor në SHBA, Trump theksoi se ai nuk kishte nisur ndonjë konflikt të ri gjatë presidencës së tij 2017-2021 dhe u zotua të punojë drejt rivendosjes së paqes, veçanërisht në Ukrainë, nëse fiton një mandat të dytë.

“Dobësia dhe dështimi i Joe Biden po i vendosnin SHBA-në në rezik të madh dhe po na zvarrisnin drejt Luftës së Tretë Botërore” tha Trump duke sugjeruar se ai i ka bërë më shumë dëm vendit sesa dhjetë presidentët më të këqij në historinë e SHBA-së së bashku.

“Ne kemi shumë probleme në këtë vend, për më tepër, ne mund të përfundojmë në Luftën e Tretë Botërore sepse kemi një udhëheqës të paaftë që nuk duhet të kishte qenë kurrë atje”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu