Udhëtimi u shty me 13 orë, pasagjeri i nevrikosur dhunon pilotin

0

INDI- Një pasagjer është vënë në pranga nga autoritetet në Indi pasi goditi një pilot. Ngjarja u regjistrua pasi fluturimi ishte shtyrë 13 orë. Incidenti ndodhi të dielën, ndërsa avioni u ndal në aeroportin ndërkombëtar Gandhi në Nju Delhi. Në videon e shpërndarë në rrjet duket në pasagjeri i nevrikosur i cili godet pilotin në fytyrë, ndërsa një stjuardesë bërtet: “Zotëri, ju nuk mund ta bëni këtë”.

Avioni që duhej të fluturonte nga Delhi në Goa përfundoi 13 orë i ngecur në aeroport për shkak të mjegullës së dendur dhe temperaturave të ulëta në veri të Indisë. Nga ana e saj, kompania ajrore njoftoi se përveç padisë që ka ngritur ndaj pasagjerit, po shqyrton mundësinë e përfshirjes së tij në listën e ndalimit të fluturimeve në mënyrë që ai të mos fluturojë më kurrë me fluturimin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu