“Metamorfoza”/ Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, lihet në burg biznesmeni Pëllumb Gjoka

0

Lihet në fuqi masa “arrest në burg” për biznesmenin, Pëllumb Gjoka, për të cilën ky i fundit kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë. Gazetari Ermal Vija raporton se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj rrëzoi pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani për zbutjen e masës.

Prej korrikut, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Gjoka, i njohur edhe si investitor strategjik, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish prokurorë.

Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu