Udhëtonte me bashkëshortin okulist/ Cila është mjekja që u aksidentua rëndë nga aksidenti sot në Elbasan?

0

 

Një aksident i rëndë ka ndodhurpasditen e sotme në aksin rrugor Elbasa-Peqin, ku u përfshinë dy makina të tipit Benz dhe Toyota. Për pasojë u aksidentua rëndë drejtuesja e mjetit ‘Toyota’ e identifikuar si Valbona Tole, 32 vjeçe, me profesion mjeke.

Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe bashkëshorti i saj, mjek okulist. Burime bëjnë me dije se ata po udhëtonin me tre persona të tjerë në makinë, të afërm mes tyre.

Në automjetin tip ‘Benz’ ishte vetëm drejtuesi 24-vjeçar, i cili paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndonëse policia raporton vetëm katër të aksidentuar, të cilët nuk ndodhen në gjendje kritike, burime bëjnë me dije se mjekja Tola ka marrë plagë të rënda në njërën këmbë.

Për pasojë pritet që ti nënshtrohet një operacioni kirurgjikal. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht bëhet me dije se shkak është bërë një parakalim i gabuar . Kthesa e Papërrit njihet ndryshe si kthesa e vdekjes për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.

Komunikata e Policisë Elbasan

Informacion paraprak:

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu