UEFA 1 milion euro, fond emergjence në ndihmë të fëmijëve ukrainas…

0

Fondacioni UEFA, i krijuar në vitin 2015 për të ndihmuar fëmijët e shoqatave anëtare të Konfederatës Europiane, vendosi të martën të krijojë një fond të jashtëzakonshëm emergjence për shkak të luftës në Ukrainë.

Shuma prej një milion eurosh janë gati për të ndihmuar fëmijët ukrainas, si dhe ata të refugjatëve, pas pushtimit të ushtrisë ruse. 100 mijë euro do të vihen menjëherë në dispozicion për nevoja urgjente.

Paratë do të vihen në dispozicion të Federatës Moldaviane (FMF), e cila tashmë po punon me organizatat humanitare lokale. Një pjesë e fondeve do të përdoret gjithashtu për furnizimin me ilaçe në spitalet ukrainase për të trajtuar fëmijët e lënduar.

“Fëmijët janë shumë të cënueshëm gjatë konflikteve dhe është detyra jonë të ndihmojmë në mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore dhe shëndetit të tyre”,- tha në një deklaratë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin. – Falë solidaritetit të futbollit europian dhe mbështetjes së partnerëve tanë, ne do të jemi në gjendje të ofrojmë një pjesë të ndihmës për të cilën fëmijët kanë nevojë urgjente, në Ukrainë dhe në vendet fqinje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu