UEFA gati të përjashtojë Barcelonën, Juventusin dhe Real Madridin nga ‘Champions League’

0

Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi do të përjashtohen nga Liga e Kampioneve brenda kësaj jave. Tri klubet e njohura të futbollit janë në procedim disiplinor në lidhje me planin e tyre për të formuar Superligën Europiane. Gazeta italiane “La Republica” shkroi se dënimi i institucionit numër 1 të futbollit në kontinent do të jetë mjaft i ashpër.

Por klubet këmbëngulin se janë në të drejtën e tyre për të formuar një kompeticion të ri dhe se si UEFA, ashtu edhe FIFA nuk kanë të drejtë që t’i bllokojnë.
Kur projekti u lajmërua, ishin 12 klube evropiane nismëtare të Superligës Evropiane. Kurse tani vetëm dy gjigandet spanjolle dhe “Zonja e Vjetër” nuk janë tërhequr.

Klubet e tjera të përfshira në këtë nismë ishin Milan, Inter, Atletico Madrid, Arsenal, Liverpool, Manchester United, Tottenham, Chelsea dhe Manchester City. Por të nënta pas rrëmujës së madhe të bërë, i dërguan një letër faljeje UEFA-s.

Presidenti i La Liga-s dhe anëtari i Komisionit Ekzekutiv të UEFA-s, Havier Tebas, tha se klubet rebele duhet që të frikësohen nga dënimi dhe se një Champions pa to është i mundshëm këtë sezon.

Ndërkohë që klubet janë gati që ta çojnë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, nëse institucioni numër 1 i futbollit europian vendos sanksione.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu