Uji mer para kamionin në Teksas, shoferi lufton me dallgët. Video

0

TEKSAS- Teksasi është goditur me stuhi brutale këtë javë që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha duke e lënë një shofer kamioni në panik të dalë nga automjeti i tij ndërsa fundosej në autostradë. Një video tronditëse kapi momentin kur kamioni i madh i bardhë u zhyt në ujërat e thella të përmbytjes, ndërsa kalimtarët shikonin të tronditur dhe tmerruar.

“Situata aktuale e përmbytjeve të menjëhershme bllokuan rrugët I-69 pranë Shepherd, TX – ju lutemi qëndroni larg rrugëve”, ka shkruar në TiKTok personi që ka regjistruar videon.

Shoferi shihet i veshur me jelek me ngjyrë të verdhë neoni duke u ngjitur nga dritarja, në një përpjekje të furishme për t’i shpëtuar më të keqes. Ndërsa kamioni vazhdoi të zhytej thellë e më thellë, një kamion tjetër kaloi pranë tij duke dërguar ujë në të dy anët dhe një automjet tjetër gjithashtu arriti të kalonte.

Përmbytjet u intensifikuan më tej të shtunën pas një jave rrebesh të cilat rrënuan pjesë të Teksasit perëndimor dhe qendror. Shteti është goditur nga kushtet brutale të motit që nga fillimi i prillit, pasi dhjetëra tornado kanë goditur Panhandle deri në Bregun e Gjirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu