Grabitën mbi 100 mijë euro në dyqanet në Itali, arrestohen 2 shqiptarë

0

ITALIA- Një bandë e cila kishtekryer disa vjedhje në dyqanet e elektronikës në Itali është shkatërruar. Sipas mediave italiane, të enjten Karabinierët e Castiglione delle Stiviere (Mn) dhe Salò zbatuan një urdhër paraburgimi, të lëshuar nga gjyqtari hetues i Mantovës, ndaj dy shqiptarëve.

Bëhet me dije se ata u vunë në gjurmim dhe u arrestuan në banesë në Soiano del Lago, të cilën e përdornin si bazë logjistike. Sipas hetuesve, ata do të ishin përgjegjës për vjedhjet e shumta të kryera në dyqanet zinxhir të njohur si Trony në zonën e Brescias, por edhe në provincat Mantua dhe Vicenza. Ata akuzohen se më 24 nëntor të vitit të kaluar kanë vjedhur në dyqanet e ‘Trony’ në Montichiari dhe Gavardo, duke marrë celularë dhe laptopë me vlerë mbi 100 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu