Një përditësim mbi aktivitetet në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili u kap nga forcat ruse të premten.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) deklaron se Ukraina ka konfirmuar se stafi i centralit është duke punuar normalisht, por ata janë nën urdhrat e forcave ruse.
Ukraina i ka thënë gjithashtu IAEA se ushtria ruse në atë vend ka fikur disa rrjete celulare dhe internetin, duke e bërë komunikimin shumë sfidues. Pavarësisht kësaj, rregullatori ishte në gjendje të konfirmonte se nivelet e rrezatimit atje mbeten normale.