– Zëdhënësi i Presidentit të Ukrainë, Volodymyr Zelensky ka mohuar raportimet për mediat që shkruanin se Ukraina ka refuzuar një dialog me Rusinë. Konkretisht, Sergii Nykyforov shkruan se Ukraina është e gatshme të flasë për një armëpushim dhe paqe se ka rënë dakort me propozimin e Presidentit rus Vladimir Putin dhe pritet të caktohet ora e vendi i takimit.
“Ukraina nuk i refuzoi negociatat Ukraina ishte dhe mbetet e gatshme të flasë për një armëpushim dhe paqe. Ne ramë dakord me propozimin e Presidentit të Federatës Ruse. Gjatë këtyre orëve palët konsultohen për vendin dhe orën e takimit,”- thuhet më tej në postim.





