Ukraina thotë se ka arrestuar një “haker” që ndihmonte trupat ruse të komunikonin

0

Autoritetet ukrainase kanë arrestuar një “haker” që dyshohet se po ndihmonte ushtrinë ruse të dërgonte komanda dhe udhëzime përmes rrjeteve të telefonisë celulare për trupat e saj, tha të martën shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës, raporton CNN.

I dyshuari, të cilin SBU nuk e identifikoi, u akuzua se ishte në “mijëra” telefonata me zyrtarë rusë, përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë, dhe për dërgimin e mesazheve me tekst tek zyrtarët ukrainas duke sugjeruar që ata të dorëzoheshin.

Beteja për rrjetet e komunikimit në Ukrainë po vazhdon ndërsa ushtria ruse vazhdon të bombardojë kryeqytetin ukrainas Kiev.

Hakerat javën e kaluar shkaktuan ndërprerje në një ofrues ukrainas të shërbimit të internetit Triolan, i cili ka klientë në qytetet e mëdha. Triolan fajësoi “armikun”, një referencë për Rusinë, por nuk dha prova që mbështesin këtë pretendim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu