Ukraina është çerekfinalistja e fundit që plotëson panoramën e skuadrave që vazhdojnë më tej në Euro 2020, pasi mundi me rezultatin 2-1 skuadrën e Suedisë.
Ndeshja mes Suedisë dhe Ukrainës u luftua fort nga të dyja skuadrat. 90 minutat e rregullta u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1. Edhe shtesa prej 30 minuta drejt asaj rruge po shkonte, por në minutën e 1 të shtesës së shtesës, Dovbyk gjen golin e kualifikimit, ndaj Suedisë që prej më shumë se 20 minuta lozi me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Danielson.
Dy gola u shënuan në pjesën e parë nga një për secilin ekip. Ukrainasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 27-të me Zinchenkon, ndërsa suedezët barazuan me të zakonshim Forsberg në minutën e 43.
Me këtë kualifikim, X e pret në çerekfinale Anglia, që fitoi më herët me rezultatin 2-0 ndaj Gjermaninsë.
Ndeshjet e çerekfinaleve nisin të premten me Itali-Belgjikë.
Çerekfinalet
Itali-Belgjikë
Spanjë-Zvicër
Angli-Ukrainë
Çeki-Danimarkë