Janë ulur shifrat e infektimeve me Covid-19 në Greqi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2338 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 684.706.
Gjatë 24 orëve të fundit 31 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 15,241 vdekjeve janë regjistruar.