Ulen rastet e reja në Kosovë, asnjë viktimë nga Covid-19

0

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë që, nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sipas njoftimit, sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 134.

Njoftimi i plotë:

10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 134.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu