Ulet flamuri në gjysmë shtizë. Qytetarë vajtojnë mbretëreshën e tyre. Çfarë po ndodh jashtë Buckingham Palace (FOTO)

0

Edhe pse ende nuk ishte dhënë lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes me jetëgjatësinë më të madhe në fronin britanik, qytetarë të shumtë u mblodhën para Buckingham Palace, të shqetësuar për atë që mund të ndodhte.

Flamuri britanik u ul në gjysmë shtizë në orën 18:30, ndërsa situata para pallatit Buckingham paraqitet e zymtë.

Ndërsa u njoftua lajmi për vdekjen e Mbretëreshës, qindra njerëz nisën ta qanin jashtë jashtë portave të pallatit.

Tashmë pritet që kryeministrja e cila ka marrë detyrën vetëm pak ditë më parë, Liz Truss, t’i drejtohet kombit në një fjalim.

Nga pamjet e përcjella live nga mediat britanike, shihet se një perimetër sigurie është vendosur në hyrje të Buckingham Palace.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu