Kryeministri Edi Rama prezantoi sot uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin deri në 700 më.
Rama e cilëson si një arritje historike këtë ulje të energjisë që nuk ka ndodhur kurrë këto 35 vite. Ai shton se nga kjo ulje përfitojnë 1 mln konsumatorë, ndërsa rritet mbrojtja për qytetarin.
“Mendoj se është dita për tu fokusuar tek një fakt historik si ulja e çmimit të energjisë. E përsëris në 35 vite që kur ndryshoi forma e qeverisjes nuk u ul kurrë çmimi i energjisë. Vetëm është rritur. Theksoj që ne e kemi gjetur sektorin në një katastrofë të nivelit botëror, të krahasueshme me vende ku nuk e dimë ku janë. Nuk kishte lidhje me Evropën ku jetojmë. Niveli i humbjeve për shkak të vjedhjeve haptazi ditën për diell me bekimin elektoral, edhe me ndihmën e injorancës së paaftësisë qeverisëse shkonte 50%. Tek ai 51% i pjesës që nuk hyn tek humbjet nga vjedhjet dhe nga kaosi i menaxhimit vetëm 65% paguanin. Tjerët e merrnin energjinë po nuk paguan.
Kishte një fashë medemek mbrojtëse. Fashë kaosi, futeshin shumë revolucionarë me tesera partish në pushtet që ndanin katet e vilave dhe paguanin sipas katit. Dhe ajo fashë mbronte pak më shumë se 100 mijë konsumatorë. Sot kategoria që përfiton është mbi 1 mln konsumatorë. 10 herë më e madhe është mbrojtja dhe përkujdesja që i jep qeveria dhe sektori publik qytetarit. Një pension minimal plus nga ulja e çmimit. Që për pensionistët është e madhe, kjo qeveri çdo vit paguan drejt për drejt në faturën e tyre të energjisë mbi 20 mln euro. Ja derdh OSHEE-së dhe i thotë këta në faturë kanë këtë kompensim”