Pas protestës së u mbajt ditën e djeshme, menjëherë pasi policia doli në terren për të larguar protestuesit, kanë vazhduar edhe arrestimet e dhunshme të tyre. Një prej të arrestuarve ka qenë edhe i riu, Gentjan Tufa i cili mbajti edhe fjalën e tij në podiumin e ngritur para kryeministrisë, ku kërkoi që të uleshin çmimet që tashmë shënojnë rekord.
Që prej mbrëmjes së djeshme, i riu është arrestuar në zonën “Myslym Shyri” dhe ende nuk është liruar. Mësohet se pas arrestimit të tij, e kanë transferuar në komisariatin e Kamzës dhe nuk i kanë lejuar që të njoftojë avokatin e tij. Mes të tjerat efektivët e policisë i kanë marrë edhe telefonin për t’ja kontrolluar.