Furtunë dorëheqjesh në 4 bashkitë e Qarkut Dibër
DIBËR- 35 administrator të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë. Mësohet se një ditë më parë kryetarët e bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë adminstratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhërin e kryeministrit Rama për shkakrimin e të gjithë admnistratorëve që kanë mbi 3 vite në këtë detyrë.
Në Bashkinë Dibër janë 15 adminstrator që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 adminstrator, në Mat 8 adminstrator dhe në Klos 4 administrator. Po ashtu, këtë të Martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.
Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e 1 zv/kryetari, po aq edhe në Klos. Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr katër zv/kryetar respektivisht nga dy për secilën bashki.
Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor. Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.
Pas urdhrit të Ramës, vijojnë dorëheqjet e drejtuesve vendorë në bashkitë e jugut, largime në Delvinë e Konispol
KONISPOL- Nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur zyrtarisht largimin e tyre nga detyra në Bashkinë e Delvinës, pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama për “vetëpastrimin” e Bashkive.
Ndërkohë, në Bashkinë e Konispolit, kanë dhënë dorëheqjen vetëm administratorët, ndërsa pjesa tjetër e strukturës mbetet në detyrë. Ndërsa në Bashkinë e Finiqit, nuk është kërkuar asnjë dorëheqje.
Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Urdhri i Ramës/ Dorëhiqen zv.kryetarët, drejtorët dhe administratorët e Bashkisë së Vaut të Dejës
VUA i DEJËS- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli, ka thirrur një mbledhje paraditen e sotme. Bëhet me dije se pas përfundimit të mbledhjes tre zëvendëskryetarët e bashkisë, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë së Vaut të Dejës.
Këto largime vijnë pas ultimatumeve dhe kërkesave të kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë në takimin me kryebashkiakët në Durrës, tha se duhet të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Urdhri i Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e bashkisë në Sarandë
SARANDË- Vala e dorëheqjeve dhe shkarkimeve në pushtetin vendor vijon edhe ditën e sotme. Mësohet se sot kanë dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Sarandës. Dorëheqjet vijnë pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.
Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij. Dule është shprehur se drejtorët janë të rinj dhe të aftë në punë. Kryeministri i është përgjigjur duke thënë “jepe ti dorëheqjen nëse nuk i shkarkon”.





