“Unë në zyrë dhe ata poshtë penxheres time”/ Rama komenton protestat e paralajmëruara nga Berisha: I kemi ndarë…

0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë protestat e paralajmëruara për t’u mbajtur nga janari, nga kryedemokrati Sali Berisha. I pyetur nga gazetarët në konferencën për media që po zhvillon, Rama tha se prej kohësh punët tashmë janë ndarë.

“Protestat? I kemi ndarë punët prej vitesh. Unë në zyrë dhe PS në qeveri dhe të tjerët poshtë penxheres time në rrugë. Kjo është zgjedhja e tyre s’kam unë asnjë lidhje, kjo është pjesë e lirive.” tha Rama.