“Unë nuk e mbroj kaq shumë Lulin tim, as Saliun”, Rama: Ufff, sot zihen të dy se kush është shërbëtori im…

0

Rama: Ky vend nuk ka opozitë sot sepse ka kohë, jo nga ngjarja e djeshme. Ajo që është shfaqur para nesh, nuk është opozitë e kam thënë me kohë e me vakt. Ajo që sfidon fizikisht është e destinuar të dështojë.
Kanë përdorur të njëjtat mjete, ishin të rrethuar dje brenda dhe unë e besoj që kaluan kohëra të vështira por uroj që të mendojnë dhe sa orë të vështira kanë kaluar demokrattë e thjeshtë, që kanë shumë vite në atë godinë.

Kujt I thua sot që shiko se unë nuk e njihja këtë, si nuk e njihje ti, janë të gjithë të bëra bashkë.
Policia ka mbajtur një standard sepse nuk ka ndërhyre kur njerëzit po shqyenin dyert e godinën.
Po luhet me jetën e njerëzve, këta udheheqës të papërgjegjshëm, pa pikën e turpit dhe policia ishte aty, patjetër.

Kur e mendon sdi c’ të bëjë njeriu, edhe kur e ka detyrën, në këto kushte të ulëta e provocative. Masat janë marrë për të dyja palët nga Prokuroria dhe kush është përfshirë në dhunim do hetohet. Nuk përdoret asgjë për mbrojtje, kur përvëluan njerëzit nga sytë me fikëse zjarri e i çuan në spital. Puna ime është të them që nuk mbrohet kështu demokracia. Dy palë mish për top nga dy kufoma që vinin vërdallë brenda dhe jashtë godinës, me karvane mesjetare.

Luftës ndaj regjimit, ndaj cilit? Unë nuk mbroj kaq shumë Lulin tim, as për Saliun tënd.
Janë pengmarrës të demokratëve, dhe skemës demokratike të Shqipërisë. Ufff, dikur ziheshin kushërinjtë, sot zihen të dy se kush është shërbëtori im.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu