Pallati i tyre po grabitet nga një pronar i jashtëligjshëm/ Denoncojnë banorët – “unë vdes brenda në shtëpi e nuk dal”

0

Banorët e pallatit numër 15, të ndodhur në rrugën “Margarita Tutulani”, në njësinë 5 në Tiranë, kanë dalë në protestë ditën e sotme, duke pretenduar se pallati i tyre po grabitet nga një pronar i jashtëligjshëm.

Banorët shprehen të shqetësuar se kanë gjetur pallatin të rrethuar në mënyrë të papritur, me pretekstin se ka mërrë dëmtime nga tërmeti.

“Nuk kishim asnjë njoftim zyrtar. Nuk na ka ardhur asnjë autoritet nga bashkia për të na thënë ku do shkojnë këta banorë. Nëse pallati do të ishte dëmtuar nga tërmeti, atëherë dy vite më para duhet të kishin ardhur dhe të na njoftonin”, tha një nga banorët.

Një banore tjetër paralajmëroi se do të kryeje vetëflijim nëse i marrin banesën.

“Kanë tentuar me banorët më të vjetër të pallatit. Ne tjerëve nuk na është ofruar njeri. Kur janë vendosur shirita shfaqet një pretendent për pronën. Vjen dhe nxjerr jashtë banorët. Këta kanë të drejtë të kërkojnë se kanë që nga viti 60 që banojnë këtu. Është e turpshme, nuk e di çfarë titulli ti vendos. Që nga viti 90 kemi të njëtjtin presion. Kërkojmë banesën tonë. Unë o vdes brenda në shtëpi, nuk dal. Do vdes këtu brenda, do të vetëflijohëm. Ky vend këtu lakmohet, është lakmuar gjithmonë,” u shpreh banorja.

Mirëpo banorët mohojnë kategorikisht që pallati i tyre të jetë dëmtuar nga tërmeti, duke shtuar se ky justifikim po përdorët për t’i nxjerrë ata nga shtëpitë e tyre.

“Më i fundit jam unë që kam 35 vite në këtë banesë. Ky ka qenë objekt i fashistëve. Është përshtatur.  Prona lakmohet nga ai që pretendon se është pronar. Ne jemi në proces, kur papritur vjen ai shirit në mënyrë mafioze. Këtu nuk ka familje që i janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti. Nuk ka dëmtime, gënjejnë. Nuk ka kontroll asgjë. Këtë e ka shpik vetë pronari në bashkëpunim me bashkinë,” tha një tjetër banor.

Më tej ata tregojnë tentativat që janë bërë nga pronari që pretendon këtë pallat për t’i dhënë disa nga banorëve 5 milionë lekë të vjetëra, mirëpo ata kanë refuzuar pasi nuk mund të dalin nga shtëpitë ku jetojnë prej dekadash për një shumë të tillë.

“Nuk ka ardhur askush. Çdo gjë është bërë në myënyrë mafioze. Duhet të kishte ardhur dikush prej dy vitesh të kontrollonte. Shfrytëzuan këtë situatë për interesa të tyre dhe thanë po bëjmë presione. Japin ndonjë 5 milionsh në mënyrë të dhunshme. Më merr në telefon, kur erdha në shtëpi më tha komshiu di gjë? I thashe nuk di gjë. Nuk jemi lajmëruar. Para dy -tre ditësh më vjen një telefonatë. Më tha dua t’iu kontaktoj me ty se jam ose ndërtuesi ose pronari. I thashë jam aty për 10 minuta. Më tha ti do dalësh nga shpia se je në pronën time. Do të jap 5 milionë, dhe do dalësh. Unë i thashë nuk dal se jam në pronën timë. Fillova të shaj e të bërtas, nuk mbaj mend,” pretendojnë banorët.

Ata madje akuzojnë se ky rrethim me shirita është bërë në mënyrë krej të papritur dhe pa asnjë njoftim zyrtar për ta. Tepër të shqetësuar për fatin e tyre, banorët deklarojnë se nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse një shtëpi për të futur kokën dhe se janë të gatshëm për negocim. Hapi tjetër i radhës është çuarja në SPAK, pasi kemi kruar të gjitha procedurat e tjera ligjore. Kjo pronë është në gjyq prej 12 vitesh, pasi është një pronë e lakmuar nga të gjithë.

“Jemi të hapur për të gjitha negociatat. Ne kërkojmë zgjidhje. Të gjendet një zgjidhje për banorët. Jemi akoma në gjyq, që vazhdon, vazhdon e vazhdon, në mënyrë që njerëzit të lodhen. Nuk e di dmth, se si i mendojnë gjërat. Këta po tallen me jetët e njerëzve. Tani përdoret mekanizmi i tërmetit. Kauza jonë bie komplet. Këta i fusin një të rrethume. E përdorin nja 5 vitë si parking derisa të fillojnë të ndërtojnë. Ne duam një ambient ku të jetojmë. Nuk jemi për interesa na jepni 700 hyrje. Duam thjesht një banesë. Ne do ti drejtohemi SPAK nëse nuk gjejme zgjidhje”, deklaroi banori tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu