“UNUM festival” ndez Shëngjinin

0

UNUM Festival solli për të katërtin vit radhazi një numër të lartë turistësh nga vende të ndryshme të botës. Në natën e tretë të këtij eventi ku performuan DJ më të mirë botërore, të pranishmit kërcyen dhe shijuan momente speciale në Ranën e Hedhun.

“Eshtë hera e parë që ndodhem këtu. Më pëlqen shumë plazhi, çdo gjë, është shumë bukur. E adhuroj Shqipërinë”.

Ata shprehen të mahnitur nga bukuritë e zonës, nga ndërthurja e malit me detin në këtë zone, me perëndimin e diellit, dhe me muzikën në këtë festival.

“Unë jam nga Rumania. Është hera e parë që vij këtu. Më pëlqejnë njerëzit, muzika është mjaft e mirë. Çdo gjë është perfekte”.

UNUM Festival po kthehet në një traditë të bukur në Lezhë, çka ka kthyer edhe vëmendjen e të huajve drejt zonave turistike dhe me potencial, siç është Rana e Hedhun apo Shëngjini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu