Ups!! / Ish konkurentja e këtij formati televiziv gatuan hallvën e ‘famshme’ dhe ‘thumbon’ keq Erjola Docin!! – Mos fol për moral se…

0

Hallva që Erjola gatoi për Meritonin dhe Ilnisën u kthye në një temë diskutimi për shtëpinë e BBV dhe jo vetëm.

Në këtë debat u përfshi rrjeti si dhe personazhe të ndryshëm publikë. Një ndër to ka qenë edhe Xhoana Kurti, ish konkurente e “Love Island Albania” një tjetër reality-show.

Xhoana ka “thumbuar” keq Erjolën duke përmendur moralin, ku përmend edhe një shprehje popullore: “fshati që duket, nuk do kallauz”.

Blogerja e quan veprimin e Erjolës të neveritshëm dhe irritues, ndërsa më pas ka shpërndarë një tjetër postim ku ka gatuar hallvë dhe shkruan: “H mi Erjola se kemi dhe nepse këto kohë”

Së fundmi thuhet se Xhoana është sërish shtatzënë , ndërsa aktualisht është nënë e një fëmije babai i të cilit ka ndërruar jetë në Ekuador, ku u vra me 20 plumba më 23 janar 2022.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu