Ups! Miley Cyrus shokon fansat: I këputen rripat e bluzës në mes të skenës dhe del topless

0

Festa e Vitit të Ri organizuar nga Pete Davidson në bashkëpunim me NBC në Miami do të jetë e paharrueshme dhe arsyeja nuk është askush tjetër veçse Miley Cyrus.

Ylli i popit në përgjithësi shquhet për paraqitjet e saj provokuese, por këtë herë pa qëllim ajo ka shokuar fansat e saj.

Teksa kërcente në skenë lidhëset e bluzës që mbante veshur papritur u zbërthyen.

Me një lëvizje të shpejtë, Miley arriti të mbulojë me duar gjoksin e zhveshur, ndërsa me shpejtësi ia ka kthyer shpinën publikut, për të fshehur pamjen.

Menjëherë ajo u përpoq të kalonte situatën e sikletshme me një koment: “Tashmë të gjithë po më shikojnë patjetër. Kam vëmendjen tuaj”, ths ajo duke qeshur dhe vrapoi në prapaskenë, për të ndryshuar veshjen.

Menjëherë më pas, ajo doli në skenë e veshur vetëm me një xhaketë të kuqe të lehtë në bluzes që iu shkëputën rripat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu