Urdhëri nga SPAK/ Kapet “Reqi i Korçës”, Elton Goskova do korruptonte të penduarin, Reçi

0

Elton Goskova ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit. I njohur me nofkën “Reqi i Korçës”, Goskova është arrestuar pasditen e të premtes, megjithatë ende deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar kjo për shkak se operacioni është duke u zhvilluar edhe për kapjen e personave të tjerë. Në një artikull “Ora News”, gazetari Elton Qyno shkruan se urdhëri për arrestimin e njeriut të përfolur për disa ngjarje kriminale në Korçë, është dhënë nga prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK.

Goskova dyshohet se u ka marë përsipër disa prej familjarëve të personave të arrestuar, se do ndikonte tek familja e bashkëpuntorit të drejtësisë, me qëllim që ai të manipulohej dhe të tërhiqej nga dëshmitë e dhëna paea hetuesëve. Kështu që prej khësh prokurorët e posaçëm kishin vendosur që të mbanin në monitorim Elton Goskovën, duke çuar deri në momentin e arrestimit.

Deri më tani dyshohet se “Reqi i Korçës”, për llogari të kujt ende nuk dihet, kishte marrë përsipër që të manipulonte dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar për dy vrasje që kanë tronditur vendin në vitin 2005. Para hetuesëve ai ka folur kundër Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishit, Viktor Imerit, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusi, të cilët dyshohet se kanë planifikuar, urdhëruar dhe ekzekutuar vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salit. Ndërkohë që përveç këtij rasti, Elton Goskova është proceduar disa herë nga prokuroria e Korçës, për vepra të ndryshme penale.

Megjithatë operacioni për këtë ngjarje ende vazhdon dhe raportohet se në ditët në vijim, hetuesit e SPAK do të dalin në një konferencë për shtyp për të zbërthyer të gjithë skemën e personave që u ndryshonin mendjen të penduarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu