Ushtarët rusë rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak ukrainas

0

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e Velykoburlutska-s, Viktor Tereshchenko. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një video-mesazhi Oleh Syniehubov, kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv-it.

“Ne kemi lajme sot se [rusët] kapën kreun e komunitetit Velykoburlutska, Viktor Nikolaevich Tereshchenko. Njerëz të tillë duhet të kenë siguri. Victor Nikolaevich u rrëmbye nga vendi i tij i punës dhe u dërgua në stacionin e policisë lokale. Po e mbajnë dhe nuk duan ta lirojnë”, tha Syniehubov.

Vendasit e dënojnë aktin, shtoi ai, dhe tha se po punon për të liruar kryetarin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Së shpejti territoret tona të okupuara do të jenë sërish tonat”, tha ai.

Ndërsa forcat ruse nuk e kanë marrë Kharkivin, ato “vazhdojnë terrorin e tyre kundër popullatës civile, veçanërisht kundër krerëve të komuniteteve territoriale të rajonit të Kharkiv sot,” tha Syniehubov.

Lajmi vjen një ditë pasi kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov, i cili ishte kapur nga forcat ruse, u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu