Ushtria izraelite bombardon bazën e operacioneve të brendshme të sigurisë së Hamas

0

Ushtria izraelite ka bërë me dije për mediat ndërkombëtare se avionët e saj luftarakë kanë bombarduar selinë e operacioneve të brendshme të sigurisë së Hamasit në veri të Rripit të Gazës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bënë me dije se ndërtesa ishte “një infrastrukturë qendrore terroriste e Hamasit, nga e cila vepron inteligjenca ushtarake e organizatës”.

Ndërkohë, nuk pati raportime të menjëhershme për viktima nga sulmi ajror. Të paktën 200 persona janë vrarë nga luftimet në Gaza që nga shpërthimi i konfliktit mes palestinezëve dhe izraelitëve një javë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu