Rritet numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse në qytetin ukrainas, Chernihiv.
Ushtria ruse po shkakton shumë viktima civile në disa qytete të Ukrainës. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se trupat ruse kanë hapur zjarr ndaj njerëzve të cilët qëndronin në radhë për bukën.
Sipas asaj që shkruan “Suspilne Chernihiv”, si pasojë e bombardimeve janë të paktën 10 persona të vrarë. Një video në rrjetet sociale tregon momentin ku shfaqen trupat pa jetë të qytetarëve në mes të rrugës