Në Ukrainën lindore, ku po zhvillohen luftimet më të ashpra, 4 persona u vranë ndërsa 10 të të tjerë u plagosën
Zyrtarët ushtarakë ukrainas, kanë njoftuar se 7 persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit.
Në Ukrainën lindore, ku po zhvillohen luftimet më të ashpra, 4 persona u vranë ndërsa 10 të të tjerë u plagosën pasi trupat ruse shënjestruan sulme ajrore, raketa dhe granatime artilerie në disa qytete përfshirë Severodonetsk dhe Slovyansk.
Në Luhansk dhe Donetsk, trupat ruse bombarduan 21 zona ditën e djeshme dhe shkatërruan 46 “objekte civile”, thuhet në deklaratë.
Një përditësim i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Rusia po “përqendron përpjekjet e saj në kryerjen e operacioneve sulmuese” në zonën e Donetsk, me mbështetjen e forcave ajrore. Në Lyman, 60 kilometra në perëndim të Severodonetsk, “luftimet vazhdojnë”.
Sipas CNN, administrata rajonale ushtarako-civile tha gjithashtu se bombardimet vazhduan gjatë gjithë natës në pozicionet rreth Avdiivka, në veri të qytetit Donetsk.
Në Kherson, lidhjet telefonike dhe interneti janë ende të ndërprera, dhe rusët kanë rritur numrin e vendeve që shesin karta SIM ruse në qytet.





