Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim 37-vjeçari

0

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shpallet në kërkim 37-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 28 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 28-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin rrugor të ndodhur në fshatin Urakë në Mat, si pasojë e të cilit u aksidentua me pasojë vdekjen një këmbësor, ju informojmë se Sektori i Policisë Rrugore bëri arrestimin e drejtuesit të automjetit shtetasi G.Gj., 40 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A.Q., 55 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, u konstatuan faqe të hapura për ushtrimin e paligjshmë të lojërave të fatit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu