Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 35-vjeçari nga Elbasani

0

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 34-vjeçar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Uniformat blu kanë prangosur shtetasin me iniciale I.D i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

DVP Elbasan
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. D., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu