DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin A. GJ., 53 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 28 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi dje, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, në vendparkim e një lokali, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet të parkuar dhe është larguar nga aty. Më pas, 28-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një mur në anë të rrugës. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i automjetit, i cili pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, nuk i është bindur urdhrit të tyre, për kryerjen e veprimeve policore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
—
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 06.03.2024, rreth orës 12:00, në lagjen nr.6, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi F. Sh., rreth 73 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.