Vaj ulliri dhe aloe vera, kura e shëndetshme për lëkurën tuaj

0

Vaji i ullirit dhe Aloe vera janë dy përbërës mjaft të shëndetshëm për lëkurën e njeriut. Aloe Vera e përthith shumë mirë vajin e ullirit. Vaji i Ullirit është i pasur me vitaminat E, A, dhe K që janë shumë të dobishme për organizmin, ndërsa aloe vera është përshkruar prej shekujsh si “bima e përjetësisë”.

Duke bashkuar vajin e ullirit me xhelin e aloe verës ju mund të prodhoni një solucion ushqyes për lëkurën.

Përgatitja

Për këtë ju nevojitet një gjethe e madhe e aloe verës dhe dy lugë gjelle me vaj ulliri. Përzieni xhelin e brendshëm të gjethes me vajin e ullirit në mikser dhe kremin përdoreni çdo mëngjes dhe në mbrëmje. Ky krem krejt natyral do t’i japë lëkurës shkëlqim dhe elasticitet


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu