Supermarket e vendit tonë janë mbushur më vaj ulliri që vjen nga importi, edhe pse prej dy vitesh fermerët shqiptarë janë në kërkim të tregut për këtë produkt. Mungesa e etiketës dhe linçesimi i fabrikave përpunuese ka bërë që në raftet e supermaketeve të kenë më tepër vaj ulliri të huaj se sa shqiptar.
Sipas të dhënave nga Eurostat gjatë vitit 2021 janë importuar 1231 ton vaj ulliri me vlerën e 4.26 milion dollar, ndërsa Shqipëria ka eksportuat vetëm 100 ton me vlerën e 460 mijë dollarëve.
” Ne vazhdojmë të importojmë çdo vit sasi të konsiderueshme vaj ulliri nga Greqia dhe Italia. dhe të jeni të bindur se 50% e sasisë të vajit të ullirit që tregtohet sot në supermarketet e Tiranës janë vaj ulliri që vjen nga jashtë. Pse ? Kemi një prodhim të vajit të ullirit në kushte krejt të pabarabarta me vendet e rajonit. Itali dhe Greqia janë eksportuesit më të mëdhenjë të vajit të Shqipëri marri miliona euro subvencione nga fondet e BE që jepen në kuadrin e politikës së përbashkët bujqësore. “- tha Ndoc Fallia, Ekspert Bujqësie.
Bujku kujdeset që tregun e vajit të ullirit ta gjej tek të afërmit e tij, ose duke e shitur atë në rrugë ku pret blerësin e rastësishëm. Tregu ideal do të ishin vendet e rajonit që klima ju ndalon prodhimin e ullirit. Serbia importon në vlerën e 9.8 milion dollarëve vaj ulliri që si vend origjinë kanë Greqinë dhe Italinë, ndërsa Maqedonia e Veriut afërsisht importon 2.6 milion dollar me një volum prej 616 ton. Këto dy shtete mund të ishin tregu i produktit shqiptar
” Është një burim i madh të ardhurash kjo për shkak të avatazheve natyrore që ka Shqipëria, gjë që nuk e kanë vendet si Serbia apo Maqedonia e Veriut. Tregu i tyre ka kërkesa të mëdhaja për vaj ulliri.”- tha Ndoc Fallia, Ekspert Bujqësie
Ndërkohë që vendet e europës po përballen me mungesën e vajit të ullirit për shkak të stresit klimaterik që ndodhi në dy shtet kryesore që furnizojnë globin, fermeri shqiptarë prej dy vitesh është në kërkim të tregut./ Top Channel