Vajza 25-vjeçe i bënte presion 54-vjeçart për ti zhvatur paratë, arrestohet

0

Një 25-vjeçare ka rënë në pranga nga policia e Tiranës. Policia ka bërë të ditur se ajo ne mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

Mbi të renë rëndon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, i shtetases E. R., 25 vjeçe, sepse në mënyrë sistematike ka kanosur shtetasin H. V., 54 vjeç, për t’i marrë një shumë eurosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu