Vajza e familjes identifikoi grabitësit e shtëpisë: Më dhunuan dhe kërcënuan, i njoha se jemi rritur bashkë

0

Vëllezërit u futën në banesë nga një dritare pasi e dinin që fqinjët nuk ishin aty dhe do e kishin më të lehtë grabitjen. Ata nuk dolën duarbosh pasi siç tregon dhe vajza ata i kanë grabitur një shumë parash dhe florinj.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pejkë të Dibrës.

Në një rrëfim për Ora News, vajza e shtëpisë tregon momentet e tmerrit teksa grabitësit iu futën në shtëpi dhe ajo ndodhej krejt e vetme.

“Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person që hidhet nga penxherja. Shikoj se pas derës time ishte i vëllai dhe në momentin që panë se unë dola jashtë më kapën për flokësh, më tërhoqën zvarrë dhe më dhunojnë. Më dhunojnë dhe më kërcënojnë me kaçavidë në dorë, më thanë hiq telefonin ose të vramë”, shprehet vajza.

Autorët ishin të maskuar por kjo nuk i ka mbrojtur nga identifikimi pasi vajza i ka njohur që në momentin e parë pasi i kishte fqinj dhe siç thotë ajo janë rritur bashkë.

“Janë kushërinjtë e mi, jam rritur bashkë me ta”

Vëllezërit u futën në banesë nga një dritare pasi e dinin që fqinjët nuk ishin aty dhe do e kishin më të lehtë grabitjen. Ata nuk dolën duarbosh pasi siç tregon dhe vajza ata i kanë grabitur një shumë parash dhe florinj.

Më kanë vjedhur florinjtë dhe paratë. Katin e  tretë e kanë shkatërruar plotësisht, katin e dytë dhomës time. Nëse do u kishte premtuar koha do kishin ardhur dhe poshtë.”

Dy vëllezërit Fjoralb dhe Arsen Mani tashmë do të përballen me akuzën e grabitjes me dhunë të kryer në bashkëpunim dhe pritet të dalin para drejtësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu