Nuk do t’i besoni syve ! Vajza e Paul Walker sfilon për Givenchy

0

Meadow Walker, vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker po spikat gjithnjë e më shumë në botën e modës! Arritja e fundit e modeles 22-vjeçare është sfilata për prezantimin e koleksionit vjeshtë/dimër 2021 për Givenchy gjatë Javës së Modës në Paris.

Koleksioni, diçka e ndërthurur mes luksit dhe dobisë ka patur për qëllim të shfaqë dukshëm “tensionin midis këtyre dy botëve” dhe duket se Meadoë e ka përcjellë më së miri.

Vajza e aktorit e hapi shfaqjen e veshur me një xhaketë josimetrike që lidhej me një një detaj të argjendtë, kombinuar me geta, çizme të shkurtra dhe një çantë të zezë.

Sipas dizajnerave, ideja e veshjes dhe koleksionit në përgjithësi ishte “gjetja e vetëvetes në kushte të vështira” dhe Meadow është më shumë se mirënjohëse që iu dha asaj mundësia për ta prezantuar.

Aktori, i njohur për rolin e tij në sagën “Fast and Furious”, ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në 30 nëntor 2013.

Që prej momentin kur ajo humbi të atin, Meadow ka hedhur në gjyq kompaninë Porsche, pasi sipas saj kompania ka prodhur makinë me probleme të cilat shkaktuan aksidentin. Në momentin e aksidentit, aktori ishte në vendin e pasagjerit dhe në timon ishte Roger Rodas i cili gjithashtu humbi jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu