Vajza lidhet me babanë e dy fëmijeve: “Kërkon të na mbajë të dyjave!”

0

E reja nga Tirana, me iniciale XH. B. vendosi t’i japë fund lidhjes me një 36-vjeçar, pasi në lidhjen e tyre ishin zbuluar rrethana që vajza nuk i dinte. 36-vjeçari në fjalë është i martuar dhe ka dy fëmijë. Por pikërisht, kjo gjë e ka agravuar situatën dhe ka tjetërsuar të dyshuarin me iniciale A. K, që si fillim e ka akuzuar “të dashurën” për tradhti, dhe më pas e ka kërcënuar.

Sipas dosjes, në përfundim të hetimeve i riu përfundoi nën akuzë për përndjekje duke qenë se ka kundër tij një sërë provash si dhe ka kryer një sërë veprimesh që kanë shkaktuar tek ish e dashura e tij stres dhe ankth të vazhdueshëm.

E reja rrëfen se sjellja e tij u rëndua pasi ajo i kishte kërkuar ndarjen duke shtuar se:

“Ky person më kërcënoi dhe në një moment ngriti bluzën dhe më tregoi pistoletën, kërkoi që të dilja nga lokali ku gjendesha me shoqërinë dhe ta sqaroj”.
Kjo e fundit theksoi gjithashtu se:

“Filloi të më përndjekë duke më shkaktuar ankth dhe frikë për jetën. Isha e ulur në një lokal pranë 11 janarit, kur më telefonoi A. K. më pyeti ku ndodhesha. Kur erdhi dhe kërkoi sqarim i kërkova që nëse kishte ndërmend të vazhdonte duhet të vendoste ose mua ose gruan, por ai m’u përgjigj me ironi duke më thënë se nuk më iku koha dhe se kisha kohë për të krijuar familje. Më tha nuk i lë dot fëmijët, do pi kokrra dhe do vdes më mire”
Pikërisht kjo deklaratë e ka bërë akoma më të vendosur vajzën që sipas dosjes i ka kërkuar të martuarit që të largohej dhe ta linte në jetën e saj.

E reja tregon se:

“Është i fiksuar dhe kërkon të më mbajë nën kontroll dhe të më mbajë në lidhje me pahir. Ai kërkon të mbajë dhe gruan me dy fëmijë dhe mua që më kërcënon “o me mua o e vdekur”.
Por e pyetur nga policia se përse nuk ka kërkuar ndihmë më herët ajo përgjigjet:

“Kisha menduar se në mënyrë paqësore do kthehej tek gruaja dhe do më harronte, por gjendja sa po vjen dhe acarohet.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu