Vajzat e Love Island harrojnë djemtë e vilës, magjepsen nga seksbomb

0

“Love Island Albania” nisi rrugëtimin e tij mbrëmjen e djeshme në orën 21:00 në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Mbrëmja pati shumë surpriza dhe disa prej çifteve u zyrtarizuan, por hyrja e ‘sexbomb’ duket se e ka trazuar vilën luksoze. Disa prej vajzave janë në mëdyshje nëse do t’a vazhdojnë rrugëtimin në vilë me djalin që zgjodhën apo do i japin një mundësi Arlindit.
‘Sexbomb’ duhet të bëhet çift me një nga vajzat, brenda 24 orëve. Djemtë duken të qetë, por pamja ndonjëherë të gënjen.

Të ulura në një nga ambientet e shtëpisë, 5 vajzat duket se janë të interesuara për Arlindin. Ato e pyesin se si ndihet dhe a ndihet mirë në prani të tyre.

Për më shumë ndiqni bashkëbisedimin midis tyre:

Ilda: Sa vjeç je?

Arlindi: 34 tani i kam mbushur, shpresoj të gjej atë që më mungon në jetë.

Arlindi-vajzave: Jeni të kënaqura me çunat e vilës?

Amadea: Jemi ok.

Sofiela: Për aq kohë sa kemi kaluar me çunat jemi ok.

Ndërkohë që vajzat dhe Arlindi po bisedojnë, 5 djemtë e vilës së dashurisë janë ulur përballë tyre dhe po shohin me vëmendje situatën që është krijuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu