Sot vijnë 38 mijë dozat e AstraZeneca

0

38,400 doza të vaksinës AstraZeneca do të mbërrijnë sot në Tiranë. Këto doza do të përdoren për vaksinimin e mësuesve në gjithë Shqipërinë.

“LAJM I MIRË-Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkroi Rama dy ditë më parë, ndërsa dhe sot si herët e tjera pritet të jetë vet në Rinas për të marrë vaksinat.

Mësuesit e parë që do të vaksinohen do të jenë ata të Tiranës, më pas procesi do të vzhdojë në qytetet e tjera. Grupet që do të bëjnë vaksinën kanë nisur përgatitjet pasi nesër në mëngjes (e shtunë) do të injektohen dozat e para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu