Alpinistët nga Peja vendosin flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të Kosovës në majë të Serbisë

0

Më 7 mars disa të rijnë nga Peja ngjitën majën më të lartë të Serbisë, kështu duke vendosur edhe flamurin shqiptar atje.

Të ftuar në emisionin e mëngjesit #gjesi në T7, ata rrëfyen udhëtimin e tyre të asaj dite.

Ata u shprehën krenar që patën mundësinë që flamurin shqiptar ta vendosin në majën e malit Midzor, me lartësi prej 2169 metrave.

Flamurin shqiptar e vendosin kudo që shkojnë, kështu që vendosjen e flamurit shqiptar atje nuk e shohin si tendencioze ose provokuese.

Pos tjerash, alpinistët treguan edhe arsyet pse vendosën flamurin shqiptar dhe jo atë të Kosovës.

“Unë ndjej për flamurin shqiptar, unë e ndjej vetën shqiptar dhe identifikohna me të, ndërsa pjesën e flamurit të Kosovës nuk kisha preferu me diskutu”, tha Ariani Mula, njëri nga alpinistët e grupit.

Ndërsa, Eduard Racaj u shpreh se me flamurin shqiptar ndihen krenar dhe me atë përfaqësohen të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

“Flamurin shqiptar e kena pas ideal dhe frymëzim të shkollimit edhe të periudhës jetësore, çka nëse na krenohemi me flamurin e Kosovës, me çka duhet me u krenu shqiptarët e Luginës së Preshëvës”, shtoi Racaj për #gjesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu