Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme sheshin Skënderbej, ku ditën e sotme ka nisur procesi i vaksinimit masiv të popullsisë kundër Covid-19.
Duke folur për median nga sheshi Skënderbej, Kryeministri Rama ka deklaruar se cclirimi i të moshuarve nga stresi i pandemisë është ndoshta kënaqësia më e madhe që ai ka marrë që kur ka hyrë në politikë.
Rama ka folur dhe për data në lidhje me përmbylljen e procesit të vaksinimit të të gjithë popullsisë, që sipas kryeministrit do të përfundojë deri në pranverën e ardhshme.
“Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i goditjeve që i bëhet zinxhiri i infektimeve. Jam i bindur se deri në pranverën e ardhshme do të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë, por besoj dhe më para.
Njerëzit janë të lirë të vendosin nëse duan të vaksinohen apo jo. Sicc e patë dhe këtu, ata ndihen më të ccliruar psikologjikisht. Sidomos të moshuarit, jeta e të cilëve është shtrënguar më së shumti. Cclirimi i tyre nga ky stres është ndoshta kënaqësia më e madhe që kam marrë që kur kam hyrë në politikë,” përfundoi Rama.