Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius!

0

Alarmi meteorologjik përfshin gjithë kontinentin, nga Norvegjia deri në Francë, ku mbi 70 departamente kanë shpallur alarm portokalli.

Një valë e nxehti rekord që parashikohet të zgjasë të paktën deri në mesin e javës së ardhshme.

VIDEO/ Kapet me 5 kilogram KOK*INË të mbështjellë me foton e Al Pacino-s nga filmi “Scarface”, arrestohet shqiptari!
Në Itali, 21 qytete janë me alarm të kuq, ndërsa në Siçili dhe Liguria është ndaluar puna në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Në Cogne, një “bombë uji” ka shkaktuar dy rrëshqitje dheu, duke izoluar qytetin, njësoj si një vit më parë.

Spanja

Zyra meteorologjike shtetërore AEMET ka shpallur alarm për nxehtësinë: në disa zona të jugut priten temperatura mbi 42 gradë gjatë ditëve në vijim.

“Parashikohen temperatura shumë të larta dhe të qëndrueshme, si gjatë ditës ashtu edhe natës”, deklaroi AEMET.

Franca

Të hënën dhe të martën, autoritetet franceze shpallën alarm portokalli në 84 nga 95 departamentet e vendit (përjashtuar territoret përtej detit), me temperatura që mund të kalojnë 40 gradë në jug, qendër dhe madje edhe në Paris. Vala e nxehtësisë mund të zbutet vetëm në fundjavë.

Ministrja për Tranzicionin Ekologjik, Agnès Pannier-Runacher, tha: “Fakti që pothuajse i gjithë vendi, me përjashtim të brigjeve të Normandisë dhe Bretanjës, është në alarm portokalli është pa precedent”.

Kompanitë janë ftuar të mbrojnë punonjësit e tyre dhe rreth 200 shkolla publike do të qëndrojnë të mbyllura. Sipas studiuesit François Gemenne, anëtar i grupit ndërqeveritar për ndryshimet klimatike (GIEC), episodet e valëve të nxehtësisë janë tashmë “normaliteti i ri”.

“Do të ndodhin gjithnjë e më shpesh dhe më të shpërndara gjatë vitit. Kjo kërkon masa strukturore adaptimi, nuk mjaftojnë zgjidhjet e përkohshme”, tha Gemenne, duke shtuar se duhet rishikuar i gjithë parku i ndërtesave në Francë.

Termi “natë tropikale” është kthyer në normë në Francë, pasi temperaturat gjatë natës nuk bien nën 20 gradë. Midis të dielës dhe të hënës, temperaturat shkuan deri në 24 gradë në pjesën më të madhe të vendit dhe 27 gradë në zonat përgjatë Mesdheut.

Gjermania

Gjermanët po përballen me parashikime ekstreme: temperatura deri në 35-38 gradë, përjashtuar Alpet Bavareze dhe disa zona në veri. Në një vend ku shumica e shtëpive nuk kanë kondicionerë, kjo përbën një sfidë të veçantë. Piku pritet të jetë të mërkurën.

Një tjetër krizë është thatësira. Sipas monitorimit të thatësirës nga Qendra Helmholtz për Kërkime Mjedisore, nga shkurti deri në fund të majit ka rënë më pak shi se kurrë më parë. Pranvera e vitit 2025 ka qenë më e thatë në 25 cm të parë të tokës që nga 1950-a.

Në Hanover, që nga 1 qershori, ndalohet ujitja e hapësirave të gjelbra kur temperaturat kalojnë 27 gradë. Në Brandenburg, Baden-Ëürttemberg dhe NRË ndalohet nxjerrja e ujit nga lumenjtë dhe liqenet. Në Saksoni-Anhalt ndalohet ujitja e fushave sportive.

Greqia dhe Portugalia

Të dy vendet kanë shpallur alarme për zjarre pyjore. Në Lisbonë priten deri në 42 gradë. Një zjarr shpërtheu të enjten e kaluar në Athinë, duke detyruar mbylljen e disa segmenteve të rrugës bregdetare drejt Kepit Sunion, ku ndodhet Tempulli i lashtë i Poseidonit.

Britania e Madhe

Sipas një raporti të fundit të Met Office, edhe në Britani priten temperatura deri në 40 gradë, ndërsa veriu po përballet me thatësirë ekstreme dhe nivele shumë të ulëta të ujit në rezervuarët kryesorë./Corriere Della Sera