Vangjel Dule flet greqisht në miting: Edi Rama, larg duart nga Beleri dhe Himara

0

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, aleati i Berishës dhe Metës ka mbajtur takimin përmbyllës elektoral në Himarë, teksa kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është arrestuar për blerje votash.

Nga sheshi i Himarës, Dule e nisi greqisht fjalimin e tij ku tha se ka një mesazh për kryeministrin Rama, që ai “t’i mbajë duart larg Himarës dhe Fredi Belerit”.

“E akuzonin Fredin se po trafikonte vota,kur ai ishte me avokatin e tij dhe kushëririn e tij. Kam dy paralajmërime. Çdo sekondë që vazhdon ndalimi i Fredi Belerit, është në dëmin individual të tij. Të mos guxojnë të prekin votën e së dielës, se duart që do ta guxojnë do mbeten në kutitë e votimit. Shkojnë shtëpi më shtëpi, në lumin e Vlorës, në Dhërmi, në Palasë dhe thonë se Beleri nuk është kandidatë, është kryetar i bashkisë në 15 Maj”-tha Dule nga Himara.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është arrestuar në minutat e para të 12 majit në restorantin e tij në Himarë. Gjatë mëngjesit të sotëm atij i është komunikuar urdhri i arrestit dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu