Vangjush Dako brenda kafazit të hekurt, komunikon vazhdimisht me ish-vartësit

0

Kjo është foto  e Vangjush Dakos në sallën e gjyqit, së bashku me ish-vartësit e tij ku pret të njihet me masën e sigurisë.

Ish-kryebashkiaku u vetëdorëzua në ambientet e Policisë së Tiranës ditën e martë, pas akuzës për shpërdorim detyre në dy raste.

SPAK kërkoi arrestimin e Vangjush Dakos dhe 9 ish-zyrtarëve të tjerë në Bashkinë e Durrësit për shkak të ndërtimit të kateve shtesë pa leje të një pallati në qytetin e Durrësit në 2010.

Pallati u ndërtua pa leje dhe ishte planifikuar për 7 kate. Ish-kryebashkiaku firmosi lejen e tij në vitin 2014 teksa ishte bërë 11 kate. Gjithashtu studimi sizmologjik ishte bërë për vetëm 7 kate, duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve.

Episodi i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së plazhit. Grupi i punës i ngritur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili kishte detyrë të përcaktonte fondin limit për tenderin, rezulton se ka bërë gabim në llogaritje, duke e dhjetëfishuar vlerën dhe duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë Lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu