Vapa e tmerrshme/ E premtja dita më e nxehtë e javës!

0

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një valë të nxehti përvëlues për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata që vijnë nga Afrika e Veriut.

Edhe ditët në vazhdim pritet e njëjta situatë, ndërsa piku parashikohet të jetë ditën e premte, ku temperaturat do të kapin vlerën 41- 42 gradë Celsius, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Të enjten në relievet malore parashikohen shira dhe shtrëngata afatshkurtra dhe lokale. Gjithshtu edhe gjatë natës temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta duke kapur vlerën 25-27 gradë celcius!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu