Vapa përvëluese, shfaq sëmundjet e ndryshme tek kafshët

0

Kafshët ashtu si njerëzit, gjithashtu vuajnë nga temperaturat e larta të shkaktuara nga vala e nxehtësisë. Temperatura ekstreme mbi 40 gradë qe jane shenuar edhe ne qytetin e Elbasanit mund të shkaktojnë ngordhje te papritura dhe një zvogëlim të popullatave të atyre specieve më të ndjeshme ndaj nxehtësisë mbytëse.

Sipas Shefit te Sherbimit Veterinar Fatmir Ozuni nxehtesia tek kafshet sjell anoreksi dhe ulje te veprimatrise se tyre.Stina e veres konsiderohet si nje nga nga stinet ku kafshet preken me se shumti nga semundjet e njera nga to ishte antraksi, por sipas z.Ozuni ende nuk eshte konstaktuar ndonje rast i ri infektimi.

Për shkak të ndryshimeve klimatike në Tokë njerëzimi rrezikon të humbasë deri në 30 për qind të kafshëve dhe bimëve të ndryshme. Rritja e temperaturës, kthimi i një pjese të tokave në shkretëtira si rezultat i thatësirave, humbja e ujit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike globale në planet janë shkaqet kryesore të reduktimit të biodiversitetit.

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu