Një vatër e re zjarri është shfaqur pasditen e sotme pas orës 15:00 në zonën e rrjedhës së përroit të Zaranikës në afërsi të qytetit të Elbasanit.
Sipas burimeve nga vendngjarja, zjarri ka marrë përmasa të konsiderueshme brenda një kohe të shkurtër duke u përhapur me shpejtësi dhe duke përfshirë një pjesë të ullishtës që ndodhet në pjesën veriperëndimore të qytetit.Flakët janë vërejtur fillimisht nga banorë të zonës të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet përkatëse. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka qenë e domosdoshme për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit i cili është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era që ka fryrë në drejtimin e ullishtës.