Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me vlerë euro me portretin e Nënë Terezës

0

ITALI- Në 6-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani do ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë. Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës.

Monedha është e realizuar nga artistja Orietta Rossi.

Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian. Ky imazh pasqyron gjithë dashurinë dhe përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve”.

Sot bëhen 25 vite nga ndarja nga jeta e Nënë Terezës dhe 6 vite nga shenjtërimi i saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu